Σελίδες

Δευτέρα 20 Σεπτεμβρίου 2010

Letter E Hapur

PSEVA – ΠΣΕΒΑ
INTERNATIONAL COORDINATING COMMITTEE OF NORTHERN EPIRUS ISSUE
ΠΑΓΚΟΣΜΙΑ ΣΥΝΤΟΝΙΣΤΙΚΗ ΕΠΙΤΡΟΠΗ ΒΟΡΕΙΟΗΠΕΙΡΩΤΙΚΟΥ ΑΓΩΝΑ
KOMITETI NDERKOMBETAR I KOORDINIMIT PER CESHTJEN E EPIRIT VERIOR
P.O.BOX 6434, CLEARWATER, FL 33758 USA, dodonaios@aol.com



Nr. Prot. 0829/2010 Clearwater, 29 Gusht 2010


LETER E HAPUR


Drejtuar
Presidentit te Komisionit Europian, Zotit Jose Manuel Barozo


Per njoftim: 1. Kuventit te Republikes se Shqiperise, 2. Parlamentit Europian, 3. Parlamentit te Republikes Greke, 4. Parlamentit Federal dhe Senatit amerikan, 5. Mediave
te te gjitha vendeve si me siper

TEMA : Shqiperia, integrimi i saj ne Europen e Bashkuar dhe Minoriteti Etnik Hellen

I nderuar Zoti President,
Sic njohim te gjithe, parimet baze te Bashkimit Europian, parime te cilat (do te) duhet ti respektojne te gjitha vendet – anetare dhe te gjitha vendet qe duan te inegrohen ne te, jane respektimi i jetes se njeriut dhe mos nxitja e pretendimeve nacionaliste.
Kriteret te cilat vendos B.E. per vendet kandindate, perfshijne tej e tehu ceshtjet e trajtimit te minoriteteve dhe te zhdukjes se dallimeve kundrejt tyre. Qe nje shtet-kandindat te anetaresohet duhet patjeter te plotesoje te gjtha keto kushte nje e per nje.
Per sa i perket Shqiperise, gjate periudhes se takimit te perfaqesuesve te B.E. me Shqiperine (Tirane, 13 Janar 2003), B.E. ftoi Shqiperine te marre pergjegjesine e plotesimit te te gjitha kushteve ne fushen e te drejtave dhe lirive, ndermjet te cilave perfshihet respektimi dhe mbrojtja e te drejtave te Minoritetit Etnik Hellen.
E njejte gje u ripohua edhe ne «Axhenten e Selanikut per Ballkanin Perendimor: Rruga per integrimin europian» (Selanik, Qershor 2003), por edhe ne Marreveshjen e Stabilizim-Asiociimit, qe ne thelb perben nisjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne B.E. (Qershor 2006)
Ne te njejten kohe, B.E. si kusht per integrimin e nje shteti ne rradhet e saj vendos, respektimin i kufijve ekzistues dhe zhdukjen e cdo lloji levizjeje nacionaliste, qe ve ne rrezik stabilitetin ne krahine.
Por, megjithese Shqiperia ra dakord se, do te materializoje nje sere premtimesh, per te ecur ne rrugen e integrimit, e verteta tregon te kunderten, d.m.th. tregon se Shqiperia perpiqet qe te krijoje perdite pengesa per Minoritetin Etnik Hellen. Si tregues mund te permendim mossigurine qe ndjejne minoritaret, me shembull me te fresket, krimin per heqjen e jetes se Aristotelis Goumas ne Himare, ne menyre nga me cnjerezoret.
Ky krim perben nje ofendin te thelle ndaj jetes se njeriut dha ndaj prezences se nje minoriteti autokton ne territorin e shtetit shqiptar. Perben nje provokim te hapur ndaj te drejtave te njeriut dhe te drejtave te minoriteteve, provokim i cili na sjell nder mend, kohe te shkuara te cilat duam te gjithe ti harrojme. Kohe kur perzenca greke ishte e padeshirueshme ne Shqiperi dhe duhej te zhdukej. Mijerat e grekeve te masakruar dhe akoma me teper te perndjekur dhe te burgosur ne periudhen e Enver Hoxhes, jane nje realitet i eger, te cilin te gjithe duan ta harrojne. Por krimi ndaj jetes se nje te riu ne Himare i risjell te gjitha ne mend.
Ne Himare qe duan s’ duan shqipetaret, jeton popullsi hellene, ketu e dekada te tera shkelet cdo parim i se drejtes dhe i mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve. Nuk egziston liria dhe, nacionalizmi dhe racizmi i shqipetareve perbejne fenomen te perditshem. Shembujt jane te shumte dhe bile shume here sulmet mbi Minoriteti Etnik Hellen kane perkrahjen e shtetit shqipetar.

PRONAT E HELLENEVE

Minoriteti Hellen ne rrugen e tij historike ka qene gjithmone ne shenjester te nacionalizmit shqiptar. Me rrezimin e regjimit totalitar, ne fillim te vitetve ’90, Hellen te Shqiperise, emigruan me shumice ne Greqi, duke lene pas pronat e tyre, te cilat blene ose perpiqen te grabisin shqiptaret te ardhur nga krahinat me veriore te Shqiperise ne kerkim te nje jete me te mire ne vendet bregdetare dhe pjellore.
Synimi eshte i dukshem: Qytetare shqiptar ose dhe vet shteti shqiptar, te rrembejne, ose te pretendojne me dokumenta dukshem te falsifikuara dhe te pabazuara, prona, te cilat sic dihet ishin prona te paraardhesve vendas Hellen dhe perfundimisht u takojne Helleneve. Shkeljet e pronave te Helleneve qe kane emigruar, shoqerohen shpesh me krijimin e klimes se frikesimit dhe kercenimeve, ne menyre qe Hellenet te detyrohen te dorezojne vete pronat dhe shtepite e tyre. Bile edhe vete shteti shqiptar perfshihet shpesh ne veprimtari te jashteligjshme dhe perpiqet te kontrolloje pronat e kishes ose te fshatrave qe kiste shtetezuar regjimi i E. Hoxhes dhe ato te meparshmet. Si veprimtari te shtetit shqiptar qe perpiqet te manipuloje pronat e Minoritetit Etnik Hellen, mund te permendim:

tkurjen arbitrare, gjeografike e te vazhdueshme te «zonave minoritare»,
genocidin statistikor,
korruptimin etnik dhe degjenerimin etnologjik me menyra nga me te ndryshmet te personave te vecante ose dhe fshatrave te tera me popullsi me origjine Hellene,
ndjekjen me menyra te ndryshme e te kamufluara te Helleneve nga «zonat minoritare»,
genocidin kulturor,
shtypjen dhe politikat e degjenerimit demografik dhe ato te asimilimit,
perpjekjet per tkurjen e vazhdueshme te perfaqesimit politik te Helleneve,
nderhyrjet e vazhduueshme per te tkurur lirine e perdorimit te gjuhes amtare te tyre etj.

NACIONALIZMI SHQIPTAR VE NE DYSHIM AUTOKTONINE E HELLENEVE
NE SHQIPERI DHE KUFIJTE ME GREQINE

Sipas botimit te ri te Fjalorit enciklopedik Shqiptar, qe u qarkullua kohet e fundit nga Akademia e Shkencave te Tiranes me fonde shteterore, konsiderohen territore etnike shqiptare qytetet greke Janina, Igumenitsa, Arta dhe Preveza ...
Gjithashtu Hellenet Vorioepirot konsiderohen «kolon» te ardhur ne krahine gjate Shek. 18te -19te, derisa sipas redaktoreve te Fjalorit enciklopedik «u gjenden atje per te punuar ne cifliqet e bejlereve...».
Po keshtu me pretekstin e ceshtjeve fiktive sic eshte ceshtja came, organizata te disa pasardhesve bashkepuntoresh te forcave pushtuese ne Greqi, te cilat shume here financohen nga shteti shqiptar ndermarrin levizje e veprime nacionaliste.
Prej kohesh ne Parlamentin shqiptar nacionalistet Came perfaqesohen prej dy deputetesh, ndersa i nejti numer partish organizojne veprimtari irridentiste. Propaganda e tyre fiton teren ne shoqerine shqiptare ne gjirin e se ciles tradicionalisht jane poseduar paragjykime dhe stereotype negative ndaj Greqise, Helleneve Vorioepirot dhe grekeve ne pergjithesi.

I nderuar Zoti President,
Per te gjitha sa me siper, ftojme B.E. te marre masa qe Shqiperia te plotesoje detyrimet e saj si vend kandidat per integrim saj ne Europen e Bashkuar.
Gjithashtu, i propozojme B.E. te ushtroje trysni mbi qeverite shqiptare, qe te plotesojne detyrimet e tyre per sa i perket :
· Vendosjes se tabelave rrugore shumegjuheshe, perfshire edhe ne gjuhen greke. Kjo perben detyrim te Shqiperise ne baze te Konventes-kuader per minoritetet etnike qe ka nenshkruar edhe vete Shqiperia. Vendosja e ketyre tabelave do te perbeje nje mesazh zyrtar ndaj te gjithe vizitoreve ne Shqiperi, duke u treguar se ne krahine jetojne qytetare shqiptare me kombesi Hellene dhe qe i perkasin Minoritetit Etnik Hellen.
· Eliminimit te zonave minoritare, perderisa praktika shqiptare e ndarjes arbitrare te trevave me popullsi kompakte hellene ne «zona minoritare», si p.sh. ne Himare, Permet, e Korce eshte nje ceshtje qe na kujton praktikat separative te kohes se Enver Hoxhes.
· Futjes se gjuhes greke ne administraten shteterore: Administrata shqiptare kur i drejtohet Minoritetit Etnik Hellen duhet te perdore ne dokumentat e saj edhe gjuhen greke. Asnje veprim administrativ ose juridik qe u drejtohet banoreve me origjine Hellene nuk do te zbatohet ne qofte se nuk do te jete e shkruar ne gjuhen greke.
· Krijimit te nje zyre te posacme per mprojtjen e Minoritetit Etnik Grek, per shkak te numrit ne rritje te kercenimeve ndaj qytetareve minoritare.
· Te drejtes se shkollimit, arsimimit dhe edukimit ne gjuhen amtare, ne te gjitha nivelet e arsimit, atje ku anetaret e Minoritetit Etnik Hellen perbejne shumicen e popullsise
· Perdorimit te vazhdueshem e pa pengesa te gjuhes amtare
· Te drejtave te ruajtjes se trashegimise kulturore, te drejtes se kthimit te pronave, te drejtes se ushtrimit te lire e pa pengesa te riteve fetare, te drejtes se krijimit dhe pjesemarrjes ne cdo formim politik, te drejtes se pjesemarrjes se Helleneve ne te gjitha nivelet e sektoret e pushtetit, te drejtes se vetpercaktimit te lire te kombesise ne momentet e regjistrimit te popullsise etj.

I nderuar Zoti Prseident,
Ne besojme se integrimi i Shqiperise ne B.E. perben per Minoritetin Etnik Hellen, zgjidhjen me te mire, per sa i perket respektimit te te drejtave te saj, perderisa, ne qofte se gjejne zbatim praktikat, botkuptimi dhe parimet europiane, atehere anetaret e ketij minoriteti do te kene te garantuar zbatimin dhe respektimin e te drejtave te tyre dhe do te ndjehen anetare te barabarte te shoqerise.
Por ne nderkohe shprehim dhe rezervimet tona per predispozicionet reale te autoriteteve shqiptare ne kete drejtim. Besojme se autoritetet shqiptare krijojne premisa te vazhdueshme e te njejta me ato te politikes se deritanishme ndaj Minoritetit Etnik Hellen, ne fushen demografike dhe etnike, megjithese te drejtat e ketij minoriteti jane te garantuara nga konventat nderkombetare te cilat ka nenshkruar dhe Shqiperia (OKB, Keshilli Europian, OSBE, B.E.).
Perfundimisht, rruga e Shqiperise per ne B.E. kalon permes respektimit te te gjitha te drejtave te njeriut, qofshin ato politike, kulturore, fetare, te prones, arsimore dhe te te gjitha llojeve te te drejtave qe duhet te kene Hellenet ne Shqiperi.

I nderuar Zoti President,
Per cdo sqarim dhe informacion plotesues jemi ne dispozicionin tuaj dhe urojme qe integrimi i Shqiperise ne B.E. te perbeje nje fillim te mbare per jetese me te mire te Minoritetit Etnik Hellen dhe per zhdukjen e cdo fenomeni nacionalist ne krahine.
Me nderime
Presidenti Pergjegjesi i Zyres se Shtypit

Kosmas Karavellas Mihalis Servos
Priest dodonaios@aol.com